• |
ide | kryesore

Ngritja e SPAK/ KLP përjashton nga gara njërin prej kandidatëve

Lajme, Të fundit



Këshili i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka nisur mbledhjen për konfirmimin e 15 prokurorëve që do të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme të AntiKorrupsionit (SPAK).

Relatori i Komisionit të Posaçëm, Sandër Beci, ka paraqitur një raport mbi kandidatët e SPAK, që lidhet vetëm me dosjet e përfunduara të kandidatëve dhe jo me ato që janë ende nën hetim. Ndërkohë, mësohet se Komisioni ka vendosur të përjashtojë nga gara kandidatin Gëzim Cena, me argumentin se nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. “25 kandidatë plotësonin kushtet ligjore dhe mund të vazhdonin procesin. Gëzim Cena nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. Ai nuk ka qenë asnjëherë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit, magjistrati duhet të ketë ushtruar detyrën si prokuror për jo më pak se 10 vjet. Ndaj dhe Cena nuk mund të plotësojë kriteret”, tha Beci.

Komisioni i Posaçëm ka miratuar një metodologji vlerësimi me pikëzim për secilin prej kandidatëve në përputhje me “Rregulloren për ngritjen e SPAK”, e miratuar në seancën plenare të KLP-së.

Procesi është mbikëqyrur përgjatë ecurisë së tij nga misionet ndërkombëtare “EURALIUS” dhe “OPDAT”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *