• |
ide | kryesore

“Oh, tani më pëlqen!” Sarri duartroket spektaklin në stërvitje mes Higuain e CR7

Sport, Video

“Oooh, tani më pëlqen!”. Maurizio Sarri i ka lëshuar vetes një pasthirrme vlerësuese dhe duartrokitje për një kombinim me pasime të shkurtëra mes Cristiano Ronaldo e Gonzalo Higuain gjatë stërvitjes në Continassa, që mund ti ndryshojë rrjedhën merkatos.

Video me shprehjen aprovuese të teknikut të ri të Juventus (qartë e dallueshëm në theks) në pak kohë u bë viral, duke bërë xhiron e ëeb. Natyrisht që ish-tekniku i Chelsea është i kënaqur, duke qenë se lojtarët kanë filluar të kuptojnë dhe të vendosin në praktikë idetë e tij. Një nga dy protagonistët e videos, Gonzalo Higuain, është i destinuar të largohet nga bardhezinjtë në këtë sesion merkato (i kërkuar me ngulm nga Roma) për ti hapur rrugën një sulmuesi të ri (Icardi është objektivi i Kampionëve të Italisë), por me Sarrin dhe me këto veprime, gjithcka mund të ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu