• |
ide | kryesore

Olti Curri i rikthehet debatit me Fjoralba Ponarin, ‘Unë e bëra të famshme’ (Foto)

Paparazzi, Slider



Pas deklaratës së Fjoralba Ponarit lidhur me debatin publik me Olti Currin, ky i fundit nuk ka nguruar të reagojë  nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Moderatorja e programit të së dielës në Top Channel,u shpreh se nuk lejonte askënd ta shtrembëronte imazhin e saj.

Ndërkohë, në shkrimim adresuar Fjoaralbës në Instagram, Olti nuk heziton ta cilësojë moderatoren si “ajo bjondja që del me Manushin, dmth jo Marina ajo tjetra”, dhe thotë që ishte pikërisht ky debat që e bëri të njohur nga turma.

“Imazh! Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh! Shikoj që Fjoralba ende gëzon dhe flet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj profesionale (sa fjalë e madhe profesion). Ngjarja që e bëra të famshme se deri në atë kohë qëndronte (ç’është e vërteta me dinjitet) mes turmës së vajzave të ekranit. (Kur flitej për emisionin në mesin e publikut, gazetarëve dhe bloggereve ishte: Ajo bjondja që del me Manushin, dmth jo Marina ajo tjetra.) Edhe sot që po e përmend po e nxjerr prap nga turma, ku do t’i kthehet përsëri për të mos u nxjerrë më kurrë” – shkruan opinionisti në postimin e publikuar në InstaStory.

Debati mes tyre ka nisur pak kohë më parë pas një “lapsusi” të bërë nga Fjoralba gjatë emisionit “E diell”, që shërbeu si shkak për realizimin e një video-je nga Olti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *