• |
ide | kryesore

‘Organizatë kriminale, prostitucion dhe skllavërim’, arrestohet në Vlorë 40-vjeçari

Arkiva, Lajme



Policia e Vlorës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim”.

Sipas policisë, 40 vjeçari E. F., do të ekstradohet në Itali për këto vepra.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40 vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim” parashikuar nga nenet 99, 81, 110, 602 dhe 416 të Kodit Penal Italian”, sqaron policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *