• |
ide | kryesore

Organizim i ri në PS, Rama merr drejtimin e qarqeve të veriut

Lajme, Të fundit



PS ka bërë një ndarje të re në strukturat e saj në 12 qarqet e vendit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit tē Kryesisë së PS-së. Kryeministri Edi Rama ka marrë vetë në dorë qarqet e veriut të vendit. Rama është në rolin e koordinatorit për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër ku deri tani ka pasur emra të tjerë nga PS që kanë koordinuar strukturat e PS.

Po kështu në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla të marrë nën koordinim katër qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës.

Ndërkohë është vendosur që kreu i Kuvendit dhe një nga figurat më të vjetra në PS, Gramoz Ruçi të shërbejë si koordinator për Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Në takim janë zhvilluar diskutime për organizimin e strukturave të Partisë Socialiste në këto qarqe.



6 Comments

  1. Pra , tani do te merret vete Rama me veriun. Lajm i mire!
    Rama do merret PERSONALISHT vete me : Doshin 😀 , Frrokun 😀 Ndoken 😀 Prengen 😀 Bushin e krujes 😀 me Ymer Lalen, Bajrat, etj cuna me zemer , dhe me kaubojsin 😀 😀

  2. Ky Koncesionar I madh, la marre persiper Kuksin.
    Ky I pabese, qe dhuroi Rrugen e Kombit. tek nje taksidar/rentjer privat,

  3. TANI QE E MORE TI DO HAME ME LUG FLORIRI MO KRY……………………… NE NJE FOTO te mbledjes se qeveris nuk pash asnje nga dibra kukesi qe ne cdo qeveri te shtetit shqiptar ka qene nje.dy,tre 1-2-3 ministra NGA DIBRA QE TI E BERE QELB PO TANI QENKA RREGULLUAR SITUATA SE E MERRKE TI PO VLOREN HIMAREN KUJT DO JA LESH …………..

  4. Partia Socialiste qe me vjen rende qe e shkruaj tanime eshte kthyer ne drejtimin e me hershem….. !I semuri i gjate do drejtoje Veriun !!!!!????? Do mbledhe serish bandat,kaçaket dhe rrugeçerit qe i telefonon çdo dite per ti takuar!Do marre votat e qarkut te Kuksit qe u vuri Tollin,bilete hyrese per Tirane ?!?!?!?!?Aq i pacie eshte sa do te shkoje e te tall menderen me ta nese e pranojne ata !?!Do marre votat e Qarkut te Dibres,me Ymer banditin dhe banden qe dolen ne pergjime se si shanin e ofendonin qytetaret ?Po ne Mat qe u çoji per kryetar Bashkie nje antar te grupit te zjarrit te 21 Janarit ?!?!?!Po Bulqizen qe ua dha banditeve qe vidhen votat ta rrjepin per pasurine qe ka ?!Do shkoje te marre votat e Shkodraneve ?!?!?!?!?As edhe nje qindarke nuk u dha Bashkive te ketij qarku plehu per 6 vite dhe tani do çoje Tom Lloshin ?!Ndoc Rrokun qe perdor i marri do marre !Ne Lezhe do shkoje me Pjerin Ndrethin dhe Arben Ndoken te cilit i vrane vellain,e degjeneroi me pranga ne duar si pleh qe eshte e taji shkon ne Lezhe ky i pabese e i paburre !?Fyen katolike e cdo njeri qe beson me emra e mbiemra a thua jane me zgjebe verioret e tani do shkoje ne Veri drejtues.Mos shko o trim !!!Ndersa per pjesen tjeter me Tiranen,Durresin,Elbasanin ka lene kryekulturistin,gjigandin e mendimit dhe dijes vete Sanço Pançon,alias Taulant Balla !!!Ka turp me te madh per PS qe ti drejtoje nje legen si Taulant Balla ?!?!E ku ne qendrat me te medha !!!Ndersa per Jugun kane çuar shefin e sigurimit te kohes se kaluar dhe te sotme vete,burrin qe u vesh si grua,vrasesin e 2 Prillit,mostren komuniste Gramoz Ruçi !Ky eshte realiteti,kjo eshte Partia e degraduar Socialiste ne tre moskutjere prej kashte e te diskredituar,te tjeret e kupto i vete se si jane….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *