• |
ide | kryesore

Përfundon takimi me drejtuesit e qarqeve, porosia e prerë e Ramës: Mos prekni gratë

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pak minuta më parë takimi mes kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të katër Qarqeve të veriut: Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit.

Mësohet se Rama ka kërkuar që të merren masa për të mos lejuar largimin nga puna të asnjë gruaje dhe vajze në bashkitë që deri më sot, janë drejtuar nga e djathta. “Nuk do hiqet asnjë nga puna nga bashkitë ku kanë qenë të djathtët në drejtimin e tyre. Të shihen vetëm postet politike. Nuk duhet prekur asnjë grua e vajzë. Çdo vendim të merret në bazë të meritës”, citohet të jetë shprehur shefi i maxhorancës.

Ndërkohë, pritet që rreth orës 17:00, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të mbledhë drejtuesit e 4 qarqeve të Shqipërisë së Mesme, ndërsa kreu u Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të mbledh drejtuesit e Qarqeve të Shqipërisë së Jugut në qytetin e Fierit.

Këto takime vijnë pak kohë pasi Rama mblodhi në selinë e PS kryesinë e partisë, ku u diskutua mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit dhe u përcaktua 22 korriku si datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare.

Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk morën pjesë forcat politike që janë pjesë e opozitës së bashkuar joparlamentare, ndërsa në shumicën e bashkive pati në garë vetëm një kandidat. Kryebashkiakët në ikje nga radhët e opozitës, kanë deklaruar se nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre pasi njohin vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Metës, i cili dekretoi 13 tetorin si datë të re kushtetuese për mbajtjen e lokaleve.

Ndërkaq, një pjesë e mirë e kryebashkiakëve të zgjedhur, janë njohur me vendimet e gjykatave të rretheve për marrjen e detyrës.



6 Comments

  1. Merita e grave ne administrate eshte thyerja e karit. Shiko bashkine e lalit. Ke 2-3 sekretare kukulla per cdo drejtor tru peshk, pervec lalit vete dhe ca drejtoreve qe punojne me bythe. Bashki haremi. Te na falin gocat e sportelit tek taksat vendore, por e dine te gjithe qe qihen me kalendar nga drejtori.

  2. Ik mor palaqo km gomar akoma se ke kuptuar se je lehaqen rrugesh tuttje rrugaq prostitut njeri i degjeneruar ti palaqo mendoke per grat pthuuuuu rrac muti???

  3. Ah mor edush mos e luaj. rolin e njeriut me bes e parime. ti je nje njeri qe cunin tend ke ber asha. dhe sa do i mire qe do te dukesh s te beson njeri.Shite gjithe endrrat e Shqiptareve dhe Shqiperine sepse je kjo qe je.Pra s te pjerdh. Bytha per asnje moj. Qenie Parazite qe nuk kuptoj me c fare qumshi nene u rrite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *