• |
ide | kryesore

Përplasja me ‘Audi’ e makinës së policisë në Elbasan, provat që ‘fundosin’ Suel Çelën dhe Enea Bekteshin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi sot provat shkresore të Prokurorisë, për përplasjen e makinës së policisë përballë tregut agro-ushqimor në Elbasan.

Duke iu referuar relatimit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifikimin e autorëve, janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audin” e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespondonin përkatësisht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Çelës.

Gjatë seancës, gjykata pa edhe videon, ku dukej momenti i përplasjes se “Audit’ me makinën e drejtorit të Policisë së Elbasanit në atë kohë, Gjergji Oshafi.

Duke komentuar videon, avokatët e të pandehurve pretenduan se qëllimi i drejtuesit të “Audit”, nuk ishte policia dhe se nuk ka pasur përplasje, por fërkim të dy makinave, në kushtet kur makina e policisë ikën indietro. Ndërkohë prokurori i çështjes, lexoi një sërë provash të tjera, ndërsa seanca u shty për të parë dy video të tjera.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *