• |
ide | kryesore

Qeveria e re greke synon të forcojë kufijtë e vendit

Lajme



Qeveria e re greke nënvizoi të hënën synimin e saj për të përforcuar kufijtë e vendit. Plani përfshin përdorimin më të mirë të forcave kufitare evropiane Frontex dhe forcimin e patrullave të rojes bregdetare me pajisje të përmirësuara, tha qeveria.

Deklarata përputhet me një vizitë nga komisioneri i BE për emigracionin Dimitris Avramopulos. Athina tha se kishte vendosur përmirësimin e kushteve të jetesës për refugjatët dhe emigrantët si një prioritet.

Zyrtarët gjithashtu kanë premtuar të shpejtojnë procesin e azilit për emigrantët dhe refugjatët dhe të rifillojnë deportimet në Turqinë fqinjë pavarësisht tensionit të ripërtëritur midis dy anëtarëve të NATO-s, raporton AP.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *