• |
ide | kryesore

Serie A nxjerr në pension Boxing Day: ja datat e kampionatit më të dashur për shqiptarët

Sport



Në pritje të shortit të kalendarit komplet me ndeshjet e parakohshme e ato të vonuara, Lega Serie A ka zyrtarizuar datat e kampionatit të ardhshëm. Serie A 2019/20 do të nisë të dielën e 25 gushtit 2019, ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë e diela e 24 majit 2020. Janaë parashikuar tre turne në mesjavë (25 shtator, 30 tetor, 22 prill) e pesë ndalesa: katër për impenjimet e kombëtares së Italisë (8 shtator, 13 tetor, 17 nëntor, 29 mars) ndërsa e fundit do të jetë ajo e Vitit të Ri, me kthimin e pushimeve dimërore nga 29 dhjetori në 5 janar, që nxjerr kështu në pension boxing day pas vetëm një sezoni.

Për sa i përket Kupës së Italisë do të nisë në 4 gusht, ndërsa finalja do të luhet në 13 maj. Të gjithë datat e tjera: 11 gusht raundi i dytë eleminatoro, 18 gusht raundi i tretë eleminatori, 4 dhjetor i katërti, 15 e 22 janarvajtja dhe ardhja e 1/8 të finaleve, 29 janar cerekfinalet, 12 shkurt e 4 mars vajtja dhe ardhja e gjysëmfinaleve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *