• |
ide | kryesore

Si u zbulua kanabisi në Krujë, mbrohej nga polici i zonës

Lajme, Të fundit



9 persona, mes tyre një punonjës policie, janë vënë në pranga për kultivimin e kanabisit. Operacioni antidrogë u zhvillua në malësinë e Krujës, ku u gjetën 750 fidanë kanabis në fshatin Shqezë.

Ndalimi i 9 të akuzuarve erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit “Ndëshkimi”, pas më shumë se 2 muajsh hetime intensive. Sipas policisë, ata akuzohen për veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Krahas 9 të arrestuarve, për 3 persona të tjerë, gjykata e Krujës ka vendosur si masë sigurie “detyrim paraqitje” për faktin se janë gra dhe duhet të kujdesen për fëmijët. Të gjithë personat e përfshirë në këtë grup kriminal kishin marrë garanci nga oficeri i policisë, Hysen Pula. Detyra e tyre ishte të rrisnin lëndën narkotike dhe nëse do të kishte ndonjë aksion policie, do t’i lajmëronte ai me qëllim të merrnin masat.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, u gjetën 3 pushkë, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare. Burime pranë grupit hetimor thanë se ka dyshime të forta se kjo zonë është përdorur prej të paktën 6 vitesh për kultivimin e kanabisit.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha në një status në facebook thotë se “pronari” i lëndës narkotike është kreu i bashkisë së Krujës, socialisti Artur Bushi dhe se policia po fsheh ngjarjen.

“Narkopolicia fsheh krimin! Me urdhër të Edvin drogës dhe Vasal kimikut badiguardi i eskobarit fshehu zbulimin rastesisht ne Shqezë të një plantacioni të madh kanabisi, sipas qytetarit dixhital që i përkiste vet Artur Bushit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Zoti berisha sot me pa dashje eshte zbuluar nje parcele e pafundme me kanabis jan arrestuar disa njerez mes tyre dhe nje oficer policie arsyea kryesore e arrestimit te ketyre te pafajshmeve eshte qe ajo parcele ka qene e Artur Bushit, Fatmir Durmes dhe bandes tyre. I nderuar fshati quhet Shqeze Mafsheqe kurse oficeri qe mbulon ate zone kam bindjen qe quhet Hysen Pula” – shkruan Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *