• |
ide | kryesore

Ursula Von Der Leyen zgjidhet në krye të Komisionit Europian

Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula Von der Leyen është zgjedhur sot nga Parlamenti Europian në postin e Presidentes së Komisionit Europian. Ajo mori 383 vota në zgjedhjet e zhvilluara në Bruksel. 327 eurodeputetë votuan kundër ndërsa 22 abstenim duke u bërë gruaja e parë që zgjidhet në këtë post.

Gjatë fjalës së mbajtur sot përpara europarlamentarëve, Ursula Von der Leyen theksoi angazhimin e saj për investime në luftën kundër ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e të drejtave të grave, arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë e Madhe dhe një reformë gjithë përfshirëse për sa i përket mbrojtjes së kufijve të BE.

Ish-ministrja e mbrojtjes është para grua në krye të Komisionit Europian. Kandidatura e saj u shoqërua me shumë debat në arenën europiane dhe kjo tregohet gjithashtu në rezultatin e ngushtë me të cilin ajo u konfirmua në detyrë pasi e kaloi pragun me vetëm 9 vota më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *