• |
ide | kryesore

Vazhdojnë përplasjet verbale mes deputetëve socialistë, Fino largohet nga mbledhja e Komisionit

Lajme, Të fundit



Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti socialist, Bashkim Fino, kanë patur sërish një përplasje verbale mes tyre në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar.

Mësohet se deputeti Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41, të përcaktuar në rend dite, kërkesë kjo që është shpërfillur nga anëtarët e komisionit, të cilët e kanë miratuar unanimisht.

Pas miratimit të këtij neni, Fino ka braktisur sallën para përfundimit të mbledhjes.

Ndërkaq, javën e kaluar u zhvillua një tjetër debat midis dy deputetëve socialistë. Në mbledhjen e mëparshme të komisionit, Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani, me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe shpjegime për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg, ndërkohë që Metani i është referuar duke e quajtur “zoti deputet”. Pas kësaj, Fino është fyer dhe i ka kërkuar kryetarit të komisionit, Manjës, duke i kërkuar që të mbajë një qëndrim, por ky i fundit i është kthyer: “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë“.

 



4 Comments

  1. Nese Fino nuk i thote Ulsiut te verteten, qe eshte argat i Ymerit, mos na cani karin me ferkimet e rilindasve, se e dime qe ferkohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *