Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti socialist, Bashkim Fino, kanë patur sërish një përplasje verbale mes tyre në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar.
Mësohet se deputeti Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41, të përcaktuar në rend dite, kërkesë kjo që është shpërfillur nga anëtarët e komisionit, të cilët e kanë miratuar unanimisht.
Pas miratimit të këtij neni, Fino ka braktisur sallën para përfundimit të mbledhjes.
Ndërkaq, javën e kaluar u zhvillua një tjetër debat midis dy deputetëve socialistë. Në mbledhjen e mëparshme të komisionit, Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani, me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Vlorë.
Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe shpjegime për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg, ndërkohë që Metani i është referuar duke e quajtur “zoti deputet”. Pas kësaj, Fino është fyer dhe i ka kërkuar kryetarit të komisionit, Manjës, duke i kërkuar që të mbajë një qëndrim, por ky i fundit i është kthyer: “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë“.
Teater komunistesh!
Te gjitheve na kujtohen ‘perplasjet verbale’ Blushi-Rama para 2 vjetesh
Na plasi kari.U zune fucia e mutit me Ulqiun!
Nese Fino nuk i thote Ulsiut te verteten, qe eshte argat i Ymerit, mos na cani karin me ferkimet e rilindasve, se e dime qe ferkohen.
… Se mos i bejne shoket e partise nje peticion edhe shokut fino per prishje etike, si shokut arben malaj!?!?!