• |
ide | kryesore

Zbardhet shkresa e PS për shkarkimin e Malajt: Dëmtoi imazhin e Bankës së Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Është zbardhur kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që i është dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, në lidhje me shkarkimin e Arben Malajt nga posti si anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në shkresën dorëzuar Kuvendit, grupi parlamentar socialist vlerëson se Malaj, në asnjë prej daljeve publike, nuk i ka shërbyher interesit më të mirë të BSH-së, si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri.

Në asnjë prej rasteve nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i këshillit mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer ruajtjes dhe nxitjes së besimit publik lidhur me Bankën e Shqipërisë.” shkruhet ndër të tjera në kërkesën e PS-së.

Po ashtu, në shkresë theksohet se secila prej daljeve publike të ish-ministrit të Financave, çon në konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura, bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në BSH.

Në këto rrethana, grupit parlamentar i PS-së ka vlerësuar se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit sipas neneve të parashikuar në ligj.

 

 



3 Comments

  1. imazhin e shqiperis vete vrasesit frrok,ndok,avdylaj,ymer lala,edvin qelbesir rama.roshi,doshi nuk e prishin.mut popull mut kryeminister ,dhasht zoti e ju vret te gjithve,qfar i nevojiten ter keta derra,lop,dele atij.

  2. Imazhi Shqiperise? U u ****** ne ******, ky zotri burre do prishi imazhin e Shqiperise?

    Edhe nje here u *************, me gjithe oligarket qe bejne kulla pra 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *