• |
ide | kryesore

“Babalja”/ Ish-drejtorët e policisë dëshmojnë në gjyq: “Pse u dhamë para Alizotit dhe Veliut”

Lajme, Të fundit



Është mbajtur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë seanca gjyqësore për çështjen “Babale” ku kanë dëshmuar ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi (aktualisht n/drejtor në Elbasan) dhe ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës (në qeverisjen e PD), Erzen Breçani.

Albert Nushi, i cili mbante detyrën e drejtorit të policisë Fier në 2018 tha se Fredi Alizoti i ka rrëfyer se ka interpretuar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Ai është shprehur se me Alizotin ka komunikuar 3 herë në telefon si dhe e ka shoqëruar nga Fieri në Tiranë.

“Fredi Alizotin e njihja për shkak të detyrës. Një ditë kishte telefonuar në sallën operative dhe kërkonte të bënte kallëzim pasi donte të tregonte një të vërtetë. Atë ditë kam qenë duke shkuar në Tiranë kisha mbledhje me drejtues të policisë. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me Alizotin. Kam komunikuar me drejtorin e Përgjithshëm pasi Alizoti më tha: “Unë jam ai që interpretova Argon Xhafën”.

Doja ta çoja tek Prokuroria e Fierit por aty na njoftuan se për Alizotin kishte një çështje të hapur tek Krimet e Rënda. E solla ne Tiranë ndërkohë që më kërkoi edhe lekë pasi nuk kishte ku të rrinte. I kam dhënë vetëm 20 mijë lekë të vjetra nga të ardhurat e mia. Me Alizotin nuk kam biseduar më shumë se 3 herë në telefon. Lekët ia dhashë që të gjente hotel ku të flinte ne Tiranë”.

Ndërsa Erzen Breçani është shprehur se me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun është takuar rastësisht në oborrin e selisë së PD-së. Ai tha para trupit gjykues se Alizoti i është prezantuar si kunati i Albert Veliut.

“Me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun jam takuar vetëm rastësisht në oborrin e selisë së PD-së. Alizoti më tha se kishte besim tek unë e donte të më tregonte diçka për te cilën ai tha se ishte i futur nga pala tjetër. Nuk e dija për çfarë bëhej fjalë dhe i thashë se s’doja t’ja dija. I kam dhënë para Alizotit, 40 mijë lekë të vjetra për të fjetur dhe për t’u ushqyer. Edhe me Albert Veliun jam takuar në kafen e PD. Më kërkoi 10 mijë lekë sepse kishte djalin pa ngrënë. Ai m’u prezantua si kunati i Albert Veliut dhe më tha se kjo gjë po bëhej për azil”.

Në 2018-ën PD që publikoi videon e parë dhe pretendoi se Agron (Geron) Xhafa ka folur në telefon me Albert Velinë (Babalja) për trafikun e hashashit. Pas këtij audiopërgjimi vëllai i Xhafës u largua menjëherë nga Shqipëria, duke kërkuar të vuajë dënimin në Itali, ku ishte dënuar afro 15 vite më parë, për trafik droge.

Prokuroria doli më pas në konkluzionin se zëri në audiopërgjim nuk është i Agron Xhafës. Fajësinë e mori përsipër Fredi Alizoti i cili pasi u dorëzua në polici tha se ka folur me Babalen, duke imituar Agron Xhafën në telefon. PD publikoi edhe një video tjetër ku Alizoti mohonte versionin e parë me idenë që i janë ofruar para nga pala tjetër për të marrë përsipër fajin. Aktualisht në gjyq për këtë çështje janë dhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji e gazetari Jetmir Olldashi.



6 Comments

  1. Ju te PD keni vepruar keq. Kete zgjeben duhet ta kishit menaxhuar me mire.
    Ne keto raste funksionon arresti qytetar, pasi e regjistron mire, kuptohet.
    Ky me leje te policise kercenoi pronarin e Lufres .Lufra duhet te zhduket nese abuzon me aflatoksinen , jo sepse ketij i thone policet ta kercenoje dhe pastaj te ndajne leket e gjobes bashke.

    1. neri ik ha ne qenef negjmije se ter at mut nuk e sos i pa emer vetem.ju ka plas muti ne te kater anet dhe nuk ju ka mnet pos te hani prap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *