• |
ide | kryesore

Deputeti bën krahasimin: Ku dallon qeverisja e Ramës nga ajo e Berishës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Deputeti i bërë pjesë rishtazi e Parlamentit nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, pas vendimit të opozitës së bashkuar parlamentare për djegien e mandateve, Lefter Maliqi, vijon t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama, përmes disa postime shpotitëse në llogarinë e tij në “Facebook”.

Në statusin e tij të fundit, Maliqi ka bërë një krahasim mes qeverisjes nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha përgjatë dy legjislaturave 2005-2013, dhe kabineteve “Rama” në 6-vjeçarin e fundit.

Duke e etiketuar qeverisjen e Ramës si korruptive, që përzuri shqiptarët masivisht nga vendi dhe rriti papunësinë e kriminalitetin, Maliqi vlerëson qeverisjen e Berishës për ndërtimin e rrugëve, rritjen e pagave dhe të pensioneve, si edhe për anëtarësimin e vendit në NATO.

Bashkëngjitu me postimine tij, deputeti ka publikuar edhe një video që sipas tij fakton krahasimet.

Reagimi i plotë:

Çfarë dallimi? Çfarë ndryshimi? Ku ishim në 2005-2013, ku jemi në 2013-2019? Sa mbrapa e coi vendin Kryeministri Rilindas. Premtoi 300 mijë vende pune (largoi 300 mijë të rinj nga vendi). Premtoi për 300 ditë vendosjen e rendit, investime etj. por kudo papunësi, pasiguri, krime, trafiqe, burgosje politike, burgosje të varfërish, abuzime, korrupsion, paaftësi, drogë, tritol, emigrim masiv, rritje çmimesh, rritje taksash, votim njëpartiak etj.

Kurse mbi 6 vjet më pare ish-Kryeministri Berisha dyfishoi pagat e mesuesëve, mjekëve etj. Dyfishoi pensionet, bëri qindra km rrugë në fshatra e qytete, kudo inagurime me festë e kengë, lule e brohoritje, anëtaresoi Shqipërinë në Nato, bëri të mundur lëvizjen e lirë në Europë, bëri rrugën e kombit, tynelin e Elbasanit me qindra e mijëra investime të tjera dhe do ngelë në histori për këto ndryshime dhe për aktin demokratik të dorëheqjes pasi njohu humbjen në 2013.

Populli i këndonte me zemër për investimet dhe ndryshimet kurse Ramës i bënë këngë Tërmeti që s’kanë lidhje me ndryshimet por kanë lidhje vetëm me rrënimin që e katandisi vendin si asnjëherë tjetër më keq. Veprat flasin vetë, ish-Kryeministri do ngelë në histori për ndryshimet, gjurmët, kurse Rilindasi për varfërinë, papunësinë, burgosjet, shantazhimet, abuzimet dhe lidhjet me krimin.

Video flet vetë. Krahasimet bëjini vetë në 2010 me liderin Berisha ku bëri qindra km rrugë e vepra të mëdha, bashkoi fshatrat me qytetet, bashkoi shqiptarët duke lënë gjurmë sot e përgjithmonë dhe pas 6 vjetësh me Kalorësin me çitjane të Rilindjes me abuzime me tendëra dhe investime zero, duke varfëruar dhe përçarë keq shqiptarët.

 

 



14 Comments

  1. Ke harruar faktin me te rendesishem. Saliu i dyte e nxorri Shqiperine nga mesjeta e erresires. Qiriri sot perdoret vetem tek torta e ditelindjes. Sikur e kemi harruar.
    Mund te diskutojme nje jete per Saliun si demokrat apo autoritar, por e verteta eshte qe te dyja qeverisjet e tij kane qene, ashtu sic i quan vete: quantum leap. Saliu ka plot pergjegjesi se Shqiperia qe e ka qeverisur per shume kohe, eshte shume mbrapa vendeve te tjera, edhe pse per hir te se vertetes, te gjitha vendet e lindjes u nisen me nje marsh me shume. Por Saliu eshte i pakrahasueshem me politikanet e tjere te vendit. Shqiperia do ishte shume me mire, nese Saliu do ishte me i mire dhe n.q.s, Rama, Nano, Meta dhe shpura e tyre nuk do te kishin ardhur kurre ne politike, ose do te ushtronin presion per ta bere Saliun me te mire dhe jo me te keq, sic e bene ne fakt. Vete jane komplet te paafte per te qeverisur.
    Perfundimi eshte qe per ne popullin, te gjithe jane te deshtuar dhe duhet te ikin nje ore e me pare. Shqiptaret mund te bejne shume me mire se kaq.

  2. Lefter Maliqi eshte tamam politikan kurve pa shtylle kurrizore qe gjate karrieres se tij politike eshte shkerdhyer me te gjitha partite,ndersa persa i perket qeverisjes se Berishes ky harron qe te gjitha inagurimet qe bente Sala ishin gjysmake dhe kur erdhi Rama ne pushtet gjeti nje shtet te mbytur ne borxhe dhe me te gjitha rruget te paperfunduara dhe kompanite ndertuese te papaguara,keshtuqe 4 vjeçarin e pare Rames iu desh te mbyllte vrimat e lena nga Berisha plus iu desh te ndertonte nga e para nje shtet qe ishte mosfunksional ne te gjitha drejtimet,nen drejtimin e Berishes kishim nje shtet rrumpalle ha Muço pi Muço,ndersa nen drejtimin e Rames kemi nje shtet qe funksionon normalisht dhe ne menyre te barabarte per te gjithe….

  3. Neri me ne fund ja zure vendin komentuesit ari. Uroj mos t’i kesh hequr kafshaten e bukes.
    Askush nuk mund te harroje shtyllat e tensionit te larte te shkaterruara me tritol qe i detyronin shqiptaret te hanin ne erresire tortat qe bente Saliu ne shkallet e pallatit Kultures ne Tirane.
    Shqiperia do te ishte me mire sikur halla te kishte koqe.
    Ti kuptohesh lehtesisht qe je nje provincial mentalitetin e te cilit nuk eshte e lehte per ta ndryshuar, por gjithsesi duhesh pergezuar se ke mesuar rregullat e drejtshkrimit.

    1. Kam dy pyetje dhe nje keshille. A e kupton sa idiot je? Apo nuk i lexon kurre ato qe shkruan?
      Truri funksionon si muskul qe stervitet ne cdo moshe thone studimet e fundit. Provoje se do ndjehesh dhe vete me mire. Filloje stervitjen me cufon dhe bubin kacurrel. Deri sa te shkosh minimumi tek Richard Dawkins(ky me qelloi afer), mos komento me per ato qe shkruaj une. Shnet

  4. Stalin I vertet je neri me komentet e fundit,o rrotkari le te kete bere cdo gje salihu Arturo Ui,por nje gje e ka ekskluzive per 27 vjet dhe ketu eshte nr 1,ka vrare deri tani 37 qytetare me atentate me duar ne xhepa me djegje neper shtepite e tyre,shkatarrim te prones publike duke perfituar vete ai dhe Trusti I Geshtenjave,ka zhdukur te gjithe bashkepuntoret e tij,ka dhe te tjera o neri,cmimin e karburantin 2012-2013 vetem salihu e coi ne 1950-2050 Lek per liter pa taksat,per te tjerat nje here tjeter dhe mos na e caj Karin per salihun o rrotKari se e njohin te gjithe ate vrases

    1. Pervec statutit kandidat nuk ekziston asnje firme socialiste ne vendime apo marreveshje te rendesishme. Edhe Bushati qe ka nje fare dashurie per ate parti, e vetmja merite qe i njeh, eshte qe kane pasur guximin te zihen me njeri-tjetrin ne KPD.
      Per me teper e majta shqiptare eshte e rralle ne te gjithe boten, pasi atje nje deputet ka akuzuar nje tjeter deputet dhe kryetar kuvendi qe ka paguar krimin e organizuar per ta vrare. E majta eshte deshmuar kohe e humbur per kete vend qe nga 1945-2019. Si pllakate varri ja bera keto vitet. Boll ka jetuar

    2. Une e dija qe nuk lejohej celulari ne psikiatri. Mesa duket bejne perjashtim vetem per rilindasit.
      O Fuge, boll kontraktove lunatike, halucinante dhe te droguar. Je bere si kurvat e ISIS qe vene perpara te papergjegjshmit, si femijet per mbrojtje. Ti na ve perpara cdo lloj idioti dhe psikopati qe krijon natyra apo fiksimi me Saliun.

  5. O te qifsha ate motren dhe gruan o autiku i -pa emer-qe ke komentuar ne oren 15;39 akoma vazhdon te hash mut me komentuesit o rob dhe prag qire .Shkruaj ato brockullat tende dhe rri o te shkedhevsha fisin dhe c’te permban libri i shtepise.

  6. O ju qifsha fisin e Rilindje prostit po gjat ketyre 6 viteve o plera ky droga juaj ka vrar ne gjithe vendin me qindra more va qifsha gocat e grat motrat e qa keni me pidh more muter, plus qe baballaret e juaj kan vrar me mijra more eeeej kujtoni se harron populli more rrac shperthyer ?????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *