• |
ide | kryesore

E ardhmja e Chiesa vendoset në New York: Commisso përballet me vullnetin e lojtarit…

Sport



Federico Chiesa ka zbarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turneun e Fiorentinës dhe është takuar me pronarin e tij të ri Rocho Commisso. Një kontakt i parë, të dy ishin të ulur krah për krah në tribunë për të asistuar në sfidën e Champions Cup International ndaj Chivas, në pritje të një përballje më të thelluar

Më së shumti pritet takimi ballë për ballë në të cilën Chiesa, bën të ditur Tuttosport, do t’i thotë në sy Commisso që do të transferohet tek Juventus. Gjithçka do të luhet në skenë në fillimin e javës së ardhshme në New York. Një vendim tashmë i marrë, për talentin e datëlindjes 1997, që duket se është në të kundërt të asaj që kërkon sipërmarrësi italo-amerikan. “Chiesa? Qëndron këtu”, mbyllja e radhës e Commisso e ardhur vetëm disa orë më parë, por presidenti e ka të qartë se me vullnetin e shprehur të lojtarit gjërat do të ndryshojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *