• |
ide | kryesore

Edi dhe Ramushi janë kundërshtarë, por gratë e tyre i sfidojnë keq (foto)

Paparazzi, Slider



Bashkëshortët e tyre kryeministra janë në pikën më të zezë të marëdhënies së tyre duke e quajtur njëri tjetrin gënjeshtarë publikisht, ndërsa bashkëshortet respektive nuk duket se i ndjekin pas ata. Anita Haradinaj dhe Linda Rama kane pozuar së bashku si pjestare të Global ëomen Summit 2019. Linda që njihet për marëdhënie korrekte dhe me kundërshtarët të shoqit dhe Anita që luan rrolin e të mirës në çiftin që ka krijuar me ish komandantin kanë pozuar të dyja sëbashku të lumtura dhe të buzëqeshuara në takimin e Londrës. Natyrisht përtej këtij raporti që duket se i kalon nuancat e kortezisë, bashkëshortja Haradinaj ka dalë më e lumtur nga vizita në kryeqytetin britanik.

Ajo u shpërblye me “Phenomenal Global ëomen” në Global ëomen Summit 2019 në Londër. “Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave”, ka shkruar me këtë rast në FB kryeministri Haradinaj.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *