• |
ide | kryesore

“Efekti Domino”, as Gjykata e Tiranës nuk shpall fitues kandidatin e PS në Vorë (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Sikurse Gjykata e Durrësit, as instanca e parë e drejtësisë në Tiranë nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmakut, që u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.

Në vendimin e trupës gjykuese, arsyetohet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative.

Ky vendim, i dhënë më datë 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë në harkun kohor të 5 ditëve.

Më herët ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka refuzuar t’i japë mandatin edhe Valbona Sakos, kandidates socialiste në Bashkinë e Durrësit.

 



1 Comment

  1. Rampalles po i fut uje nga gjitha anet. O Cullak drog hajni ik sa me shpejt se po te zene kusuret dhe zollum hajnia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *