• |
ide | kryesore

Gazetarja e TCH publikon dëshminë tronditëse të policit: “Kam frikë se do më vrasin si Artan Cuku”

Lajme, Të fundit



Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që mbulon çështjet e aktualitetit ka bërë një denoncim të fortë duke publikuar hisorinë e një efektivi policie që ka frikë se do ta vrasin. Ajo zbulon vetëm emrin e tij, “Gjergji” ndërsa thotë se është një nga agjentëve më të mirë të policisë i infiltruar në grupe kriminale. Edhe pse kishte 11 vite në polici ai është larguar nga detyra me një motiv banal, “për shkurtim të funksionit organik”. “Gjergji” tashmë ka frikë se do ta eliminojnë si Artan Cuku. Më poshtë shkrimi i plotë i gazetares.

PUBLIKIMI I PLOTE

“Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë, për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për t’më vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete…”.

Ky është parashikimi i zymtë i Gjergjit, njërit prej agjentëve të infiltruar, një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji, të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjetër, siç autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë.

Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover ose agjent i mbuluar. Dhjetëra aksione, në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që më pas janë sekuestruar, kriminelë që më pas janë arrestuar.

“Më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet të dytë. Për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre. Kur isha i inflitruar sillesha si ata, bëja si i fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta… është e vështirë të ta shpjegoj.

Kisha një parim, të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin. Kur vinte çasti për të blerë ngarkesat, përherë më vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare, të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit”.

Por, pavarësisht kontributit, Gjergji është larguar nga detyra me argumentin më paradoksal: ‘Për shkurtim të funksionit organik’. Është 33 vjeç dhe ka dalë në reformë, pasi kishin luajtur ping-pong me të. Nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tek hetimi i grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë, pastaj undercover dhe së fundmi në Kombinat. Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent undercover, një agjent i lindur për të qenë i tillë.

U spikat që në akademi nga të huajt, mes të cilëve atë dhe disa si ai i trajnuan anglezë e gjermanë se si undercover shqiptarë të fuste trafikantët në kurthin e ligjit. Mes tyre Alan Watson, Sean Mcgowan dhe Roderik Mckenzie.
E ç’rëndësi ka e gjitha kjo! Gjergji, vetëm 33 vjeç ka dalë në reformë, pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por, as kjo s’ka rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet.

Ajo që ka rëndësi është se Gjergji thotë që po pret ta vrasin. Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft i kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin

Telendisja e Gjergjit sa në policinë e objekteve dhe të Kombinatit nisi menjëherë sapo goditi një trafikant heroine, ndërsa më pas ulje-ngjitjet i pati pjesë të punës dhe përditshmërisë edhe për shkak të temperamentit të tij, por edhe një konflikti, në të cilin ai mbeti i plagosur.

Pa diskutim që në ditë të tilla pati lavdinë e tij si agjent i mbuluar, ku pas çdo aksioni ai shikonte rezultatet nga këndi i një të panjohuri. Gjergji këmbëngul se polic nuk të bën rroba. Dhe ka të drejtë.



7 Comments

  1. Mbaj 2 pistoleta. Te pakten t e vrasesh dy. Denzel Washington thoshte:” Each one, teach one” Ne po shkojme ne piken: “Each one, kill one”. Ti je ish-polic dhe duhet te vrasesh dy, ose me shume edhe per ato qe nuk kane mjete per te vrare kriminelet e qeverise. Jane te qeverise. Na kane zene rruget legenat. Duhet te zhduken bashke me gjithe ato qe i mbeshtesin. Thyjani makinat robqirave, shkerdhejani shpite. Zhdukini nga faqja dheut ndyresirat.

  2. Kryeku……eshte rama xhafa tahiri dhe gjithe qelbsat e tjere…. plot. Plot kafshe. Nga ta nisesh. Keta jane per tu qerruar te gjithe. Po djalit 33 vjec do ti hane m…… asgje nuk do ti ndodhi. Qelbsat hengshin kokat e tyre. Zoti i shofte inshAllah. Dhe i shkatrofte sa ata kane shkatruar.

  3. Neri je rende sot bashke me kete Karin tjeter,ju kam thene gjithmone mos I pini ilacet e salihut se do beheni si ai,do perfundoni si Ver llapa qe uluret rrugeve te tirones,ose si salihu ne halen e tij fcb

  4. Te sher Ridhjerja, o ‘lla!
    Ke 10 vjet pune ti? 4 te parat i ke kur u punesove, ne qeverisjen e PD, 6 te tjerat i ke me PS/Rdhj, nuk iu deshe më Ridhjerjes, je ne rruge te madhe tani…

  5. Ju plera dhe dhitsa qe i dilni per zot pushtave jeni me te poshter se kurvat qe keni neper shtepit e juaja , o muter po shteti mbahet me polic te tille me agjent te till sepse ndryshe qu mur vesh por ju s doni shtet ju jeni mesuar pa rregulla vetem me vjedhje duke jua shkerdhyer femrat e shpis neper zyrat e Ripjerdhjes pa kontroll pa rregulla vidh plaqkit shkerdhe jep tendera pa gara etj etj kjo esht kurveria e juaj o rrac Ruso Serbi mire ju qift KINA dhe INDIA fisin me femra .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *