• |
ide | kryesore

Gjykata e Durrësit nuk i dha mandatin kandidates së PS, Basha: Të gjithë që i shërbyen Edi Ramës…

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për mosnjohjen e mandatit të kandidates së Partisë Socialiste për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, kryedemokrati shkruan se “Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve”.

Postimi i Bashës:

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.”- shkruan Basha që shton se farsa e 30 qershorit  është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.”- përfundon Basha reagimin e tij .

5 Comments

  1. Z.Basha,se pari, duhet te denosh me force mbeshtetjen dhe ndihmen e madhe qe dhane nderkombtaret!
    Duke fillu nga Palmer,Bouchard, Soreca,dhe ambasada e perkedhelur e USA,dhe disa te tjere, ndihmes-perfitues nga PS-shqiptare.
    Natyrisht, tash per tash nuk mund t’a besh,
    por duhet futur ne axhenden tende te qeverisjes se ardhshme!?
    Sidoqofte Ju nuk ju ndalon njeri te beni ankese ne qeverite perkatese(EU-USA),sepse asht nji nga detyrat tuaja si kryetar i opozites dhe perfaqsues i 5/6 (85%) te popullsise.

  2. Mos valle kjo mosdhenja e mendateve eshte nje loje e KM? Mos valle duke e ditur se zgjedhjet muk do te njihen (e thene trashe kjo) ka vendosur te beje loje me Gjykatat per te bere zgjedhje me 13 tetor? Jo per gje, por duket e veshtire qe gjyqtare me shpaten e vetingut mbi koke te marrin vednime te pamvarura kunder qeverise.

  3. Eh frika se mos luli merr pushtetin dhe i rref pastaj…. po kshu funksionon demokrazia tek ne. Luli bravo per mosaksionin e marrjes se pushtetit. Ja ke dhjere te gjithe atyre qe besonin se nuk ishe i afte. Ty po te vjen vete pushteti….. rama do iki per qime misri me duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu