Për herë të parë pas procesit zgjedhor të 30 qershorit, një Gjykatë ka vendosur të mos mandatojë kryetarin e ri të një bashkie. Bëhet fjalë për Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës që ka refuzuar t’i japë mandatin e kryebashkiakes, kandidates së Partisë Socialiste, Valbona Sako.
Në vendimin e dhënë, gjykata ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, “duke i bërë zgjedhjet nul”.
Ndërkohë, PS ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.
Sako fitoi garën e vendoreve përballë rivales nga “Bindja Demokratike”, Valbona Sakollari.