• |
ide | kryesore

Humbën jetën në Letoni, memorial në Camp Adazi për dy ushtarakët shqiptarë

Arkiva



Një memorial për të nderuar dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën është vendosur në kampin Adazi në Letoni.

Lajmi është publikuar përmes një foto albumi në facebook nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka e cila shkruan se Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni.

Memoriali kushtuar dy rënëve në Kamp Adazi, është zbuluar sot nga kolegët e tyre, të cilët ndodhen aktualisht me mision në Letoni.

Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!” shkruan Xhaçka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *