• |
ide | kryesore

Icardi ultimatum Juventus: pret deri në 10 gusht, pastaj tratativë me Napolin

Sport



Ka një datë përtej së cilës nuk mund të shkojë: nata e San Lorenzos, 10 gusht. Ky është afati që Mauro Icardi ka fiksuar për raportin e tij me Juventus. Nëse transferimi nuk konsumohet, sulmuesi argjentinas do të ndihet i lirë të shkojë diku tjetër, e në rastin specifik tek Napoli. Tashmë e ardhmja e Maurito ka tre rrugë: Juventus që mbetet zgjedhja e parë, Napoli alternativa interesante e një vit pushim tek Inter e dhimbshme por akoma e mundshme.

Mes Icardi e Juventus ka një akord verbal, në takimin e famshëm në Ibiza, mes Fabio Paratici e Ëanda Nara. Argjentinasi e di mirë se ka tek Maurizio Sarri një aleat të cmuar e edhe për këtë zgjedhja e parë është Juventus. Por sulmuesi natyrisht që kërkon të jetë i kujdesshëm, duke parë se bardhezinjtë nuk kanë lëvizur në mënyrë zyrtare me Inter.

Icardi nuk kërkon absolutisht të shkojë në zgjidhjen e tretë, atë të një viti pushim tek Inter, ku mund të marrë pagesën pa u grumbulluar në asnjë ndeshje. Pikërisht për këtë motiv i ka bërë të qartë torinezëve se 10 gushti është data përtej së cilës nuk shkohet. Nga 11 e më pas në lojë mund të futet Napoli, me Aurelio De Laurentiis gati ti bëjë një ofertë prej 60 milionë Inter, plus një kontratë lojtarit me pjesën fikse prej 7,5 milionë me mundësinë të arrihet 10. Këto janë shifrat e premtuara ish-kapitenit zikaltër edhe nga Juventus. Diferenca është se Paratici nuk do ti ofronte kurrë 60 milionë Inter, duke e ditur se ka lojtarin nga ana e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *