• |
ide | kryesore

“Jam motra e të fejuarit tim, sepse i kemi flokët njësoj…” E fejuara e Malcuit reagon ndaj sulmeve raciste në Napoli

Sport



Një shfryrje në plot kuptimin e fjalës. E fejuara e Malcuit, mbrojtësit të krahut të Napoli, nuk përdor fjalë të buta në disa stories në Instagram. “Që kur kam arritur, napoletanët janë të neveritshëm me mua! Jam e shëmtuar, jam motra e të fejuarit tim sepse i kemi flokët njësoj…” sulmon Ashley Rose. “Ah!!! Harrova! Duhet të mbaj dietë. Por më kishin paralajmëruar: nuk jam e bardhë e elegante, me flokë të gjatë e të drejtë – vazhdon mesazhi – Kam flokë afro (kur nuk kam paruke), jam e zezë e me forma… Jo ideale për një ‘grua futbollisti’. Më pëlqejnë format e mia, e dua lëkurën time, flokët e mi e kur shoh komentet jam edhe më e bukur se të gjitha ju, sepse kam shpirtin të bukur. Nuk jam në lidhje me ty, kështu që opinion yt nuk më intereson”. Kështu Ashley Rose në një tjetër story shton: “Më është thënë përpara se të vija këtu që napoletanët kishin reputacionin e të qenit racistë, nuk doja ta besoja, por shoh që është shumë e vërtetë (jo të gjithë për fat). E pastaj është shumë e lehtë që pas një telefoni”.

REAGIMI I NAPOLI
Lexuam mesazhin e të fejuarës së Malcuit @KevzRose, që ka marrë fyerje raciste. Jemi të turpëruar. Napoletanët nuk janë racist. Por sigurisht që ka budallenj mes tyre. E ne i dënojmë me forcë. Ndjesë @ashleyroseglam



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *