• |
ide | kryesore

Korrupsion pasiv me bizneset në Velipojë, në pranga 2 inspektorë të taksave

Lajme, Të fundit



Dy inspektorë të Taksave në Bashkinë e Shkodrës janë vënë në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim, nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Në njoftimin e Policisë së Shkodrës, bëhet me dije se të ndaluarit dyshohen si të përfshirë në një skemë korrupsioni me bizneset në plazhin e Velipojës. Nën arrest kanë përfunduar inspektorët me inicialet B.P dhe I.M., ndërsa inspektori D.H  është në kërkim policor.

Policia sqaron se personat në fjalë, me anë të falsifikimit të dokumenteve, kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar  me qëllim mospagimin e taksave një hotel në plazhin e Velipojës, në këmbim të marrjes së ryshfetit. Ndërkaq, i dyshuar për përfshirje në veprimtarinë e inspektorëve, do të procedohet në gjendje të lirë pronari i një hoteli.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Shpërdorim detyre“, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Fshehja e të ardhurave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *