• |
ide | kryesore

“Kosova është shtet!”, fraza që u censurua nga fjalimi i Macron në Beograd

Lajme, Të fundit



Vizita dyditore e presidentit francez, Emanuel Macron në Beograd, u parapri nga raportimi entuziazt e për pasojë edhe subjektiv i mediave serbe, të cilat mbulonin takimin e pritshëm kokë më kokë mes dy homologëve (Macron-Vuçiç), duke vënë theksin tek prirja e Francës për të anuar kah Serbisë në drejtim të rivendosjes së dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën.

Mirëpo, përkundër pritshmërive, Macron, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Vuçiç, u shpreh se Kosova dhe Serbia ishin dy shtete fqinje që e kishin të ardhmen së bashku në Evropë. Pikërisht kjo frazë nga ligjërata e kreut të shtetit francez, që u pasua nga heshtja e Vuçiç, i është censuruar publikut në mbulimin mediatik.

Mungesa e objektivitetit të mediave vendase që në këtë rast kanë fshehur mesazhin më thelbësor të vizitës së Macron në Beograd, u vu në pah nga deputeti i pavarur serb, Gjorgje Vukadinoviç, i cili theksoi se krahas “mediave që nuk e kanë transmetuar këtë deklaratë, nuk kanë reaguar as krerët e shtetit serb”.

Gjithashtu, politikani serb ka sjellë në vëmendje reagimin aspak të sjellshëm të Ministrisë së Jashtme, të udhëhequr nga Ivica Daçiç, ndaj ambasadorit të francës në Beograd, Federico Mandoloni, të cilit për një deklaratë të ngjashme me Macron, i ishte thënë “”osova nuk është fqinje e Serbisë”.

Nga ana e tij, presidenti francez publikoi një pjesë të fjalimit të tij në “Tëitter”, ku fliste specifikisht për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne duhet të ndërtojmë së bashku paqen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruante Macron.

Gjatë vizitës së tij në Serbi, kreu i një prej shteteve lider të Bashkimit Evropian, premtoi të përfshihet në procesin e rifillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim arritjen e marrëveshjes së përhershme gjithëpërfshirëse. Për këtë qëllim, ai u shpreh se do të organizonte një takim të veçantë Beograd-Prishtinë me pjesëmarrjen e Kancelares gjermane Angela Merkel në Paris, rreth muajit shtator.

 



3 Comments

  1. serbet kan infektuar edhe ne me menyren e te berit politik. serbet preferojn te jetojn nje jete te genjeshter sesa te perballin realitetin. ne politik ecin gjithmon me moton: genje e shpif sa me shum se dicka do ngeli, dhe si rezultat ngelin te gjith si popull ne nje genjeshter te madhe. te njejtin problem po vuajm dhe ne. politika jon ka kopjuar ne cdo presje politiken serbe. e megjithate, edhe pse me te varfer e me shtet me te dobet, ne jemi me me kemb ne toke se keta loqe qe rriten e ushqehen vetem me urrejtje ndaj tjetrit. do ishte mir qe te mos kopjojm me nga ta, te mos urrejm per shkak te politikes, te mos i ndajm njerezit ne te PS e te PD, po te fillojn te shofim vlerat e verteta, te bejm dallimet midis njerezve te ndershem dhe hileqar e genjeshtar, te ndershem dhe hajduta, te drejt dhe manipulator, te besushem dhe mashtrusa. Mjaftojn keto pak vlera te kihen parasysh per ta hedh gjith klasen politike aktuale ne koshin e plerave. tashme jan te vjeteruar dhe te shantazhueshem sepse jan ne mut deri ne fyt. jan pa ide e pa vizion, jan te dhunshem dhe harbut, hajdut e mafjoz, te rrezikshem e tradhetar te kombit, PERFUNDIMISHT NUK BEJM ME. Duhen djegur pasi vetem nga hiri i tyre mund te dali nje klas e shendosh e shteberese ne shqiperi. Edhe te rinjt qe u jan bashkuar te vjeterve nuk bejn, o jan at per ofiqe e privilegje te pamerituara ose per sherbimet e servilizmat ndaj liderit, duke ndotur ne menyre te pakthyeshme karakterin e tyre, pergjithmon.

  2. Z. Ipaemer kur lexoje mendimet e tua me duket se po bene avukatin e qeveris ,te gjitha keto qe thoni eshte teori shume e rrezikeshme Duke i futuro te gjithe politikanet ne nje these gje e leverdishme per qeverine d,m,th jemi te gjithe njelloje e te votojme keta qe Jane .Krijo ti nje force te re politike dhe te shojme sa perkrahje ke .Me FAL qe po te them po me duket se je trashgimtar i bllokut

    1. o presor, nuk jam treshegimtar i bllokut po ti qeke militant me duket. ty ste pelqeka qe futa politikanet ne nje thes, do qe te nxjer saliun nga thesi qe te ndihesh me mire? nuk e bej dot o mesues, me vjen keq, mua me duken te gjith njesoj. po te isha me qeverin do ta thosha qe jam me qeverin, nuk eshte turp, ska nonji problem. po nuk jam as me qeverin e as me opoziten pasi mua me jan dukur e vazhdojn te me duket e njejta gje, me duket sikur u mbars PPSH e polli tre; PS, PD, LSI. kjo eshte e verteta per mua, ti mesus po deshe pranoje po deshe mos e prano, po me mir se mua nuk e di ti se si mendoj un. te ben sikur lexon neper rreshta e thua ate qe do ti vet, po nuk kam shkruajtur neper rreshta. ate qe lexon lexoje drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *