• |
ide | kryesore

Kthesë e papritur për 30 qershorin, gjykatat rrëzojnë dy kryebashkiakë të Ramës

Kryesore, Lajme



Zgjedhjet fasadë të 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës, duket se do të marrin një drejtim tjetër pasi sot ka zhvillime të reja. Dy gjykata refuzuan t’u jepnin mandatin dy kryebashkiakëve të dalë nga këto zgjedhje. Bëhet fjalë për Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës dhe Gjykatën e  Shkallës së Parë Tiranë. Kandidatët socialistë, Valbona Sako dhe Agim Kajmaku, nuk kanë arritur dot të marrin një vendim nga gjykata që e certifikon zgjedhjen e tyre në krye të bashkive respektive, Durrës e Vorë.

Në vendimin e dhënë, Gjykata e Durrësit ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, “duke i bërë zgjedhjet nul”.

Ndërkohë, PS ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Sako fitoi garën e vendoreve përballë rivales nga “Bindja Demokratike”, Valbona Sakollari.

Ndërkohë po gjatë ditë së sotme Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmakut, që u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjykata ka shpallur moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.

Në vendimin e trupës gjykuese, arsyetohet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative.

Ky vendim, i dhënë më datë 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë në harkun kohor të 5 ditëve.

Këto dy vendime të dhëna sot duket se do të kenë efekt domino edhe në gjykata të tjera. Kujtojmë që ka ende kryebashkiakë të cilët nuk kanë marrë ende një vendim gjykate për mandatin e tyre. Nga ana tjetër as Kolegji Zgjedhor nuk është shprehur për këshillat bashkiak. Në kushtet kur për to nuk mund të merret një vendim nga KQZ-ja për shkak të votës kundër të kryetarit Klement Zguri, fjalën e fundit do ta thotë Kolegji Zgjedhor.

Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.”– përfundon Basha reagimin e tij.

©LAPSI.al 



18 Comments

  1. Ehuuu akoma mereni me ket km gerdalle mer jahu ai ka pjerdh me hon e me don ju akoma ke ure e drashovices?

  2. Fitore lulu e shpellare,tani shkoni lagni bythet ne velipojen e voltanes,kur te vini nga pushimet shkoni votoni me 13 tetorin e likes tani edhe te luluse

  3. lapsare!!!

    nuk ka asgje rastesore. rama duket sikur po zbythet me ose pa deshiren e tij. Ska gjyqtare as vendime te pa llogaritura. ka skenare qe luhen.
    nuk eshte vendim i rastesishem edhe pse duken si ne perputhje me interpretimet e ligjit dhe llogjiken e opozites

  4. E tha Glover, qe Patozi eshte regjistruar ne menyre te paligjshme, prandaj e thone keta . Per shqiptaret edhe nese rrezohen zgjedhjet nuk eshte fitore, por zgjidhja e nje problemi qe e krijoi Basha vete. E vetmja zgjidhje per shqiptaret jane zgjedhjet e lira pa Ramen, me lalet e ndyresirat e tjera ne burg , dhe jo zgjedhjet e 13 tetorit. Nuk e di pse me duket si nje manover per te filluar pushimet. Rama, sic tha vete nuk fle ne dafina. Me gjume ai koncepton vetem rastet kur nuk dhunon, korrupton, manipulon njerez.

  5. Kid A: qenke vella i kaLit!!!! L=R.
    Albanistani te ifte te gjalle e te vdekur ty Edvin Erdogan Kristaq Mut Rames dhe gjithe antishqiptareve

  6. Kid A: qenke vella i kaLit!!!! L=R.
    Albanistani te ifte te gjalle e te vdekur ty Edvin Erdogan Kristaq Mut Rames dhe gjithe antishqiptareve??????????

  7. Kid A: qenke vella i kaLit!!!! L=R.
    Albanistani te ifte te gjalle e te vdekur ty Edvin Erdogan Kristaq Mut Rames dhe gjithe antishqiptareve???????????????

    1. Biri im, c’pate, te beri dem ndonje gje?! Merre me shtruar, me me qetesi. Keshtu nuk i ben dem as vetes e as shoqerise.

  8. I paemri i ores 23,01 qenka komplet patellxhan nga koka te komte, po pse more palikar keshtu debatohet me marre neper goje KARIzmatikun bablok te ripjelljes. Sukseset te pregatisin per suksese te tjera thote babloku prandaj me terezi oi emershuar

  9. paskan mbet nja dy gjyqtar nga ato qe skan kalu akoma ne siten e vetingut dhe i bejne pordhe drejtesise se re qe eshte projekti kryesor i nderkombetareve… megjithate lapsi dhe shpellaret mos u boni merak se vendos apeli. zgjedhjet nuk ishin te bukra, sigurisht, por ishin te vlefshme. sistemi demokratik ska pordhe, ka afate qe duhen respektuar. nese nuk do me hy ne gare, rruge e mbare. 3 me 0 ne tvl

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *