• |
ide | kryesore

Lazio ‘basen’ shqiptarësh: Igli Tare bën një tjetër goditje kuqezi

Sport



Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, ka transferuar një tjetër shqiptar tek Lazio. Angelo Ndrecka bëhet kështu shqiptari i gjashtë që mban veshur fanellën e bardhekaltërve. 17-vjecari mbrojtës, që sezonin e kaluar ka luajtur me fanellën e Chievo në Serie A, është tashmë lojtari i ri i Lazio, si e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas. “S.S. Lazio komunikon se ka blerë me titull përfundimtar nga A.C. Chievo Verona përfaqësimet sportive të futbollistëve Sofian Kiyine e Angelo Ndrecka”, lexohet në komunikatën e klubit të Lotitos.

Pas raportimit për marrëveshjen mes Lazio dhe futbollistit shqiptar, ka qenë vetë Ndrecka, që ka postuar në Instastory duke konfirmuar transferimin. 17 vjecari do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Lazio, duke iu bashkuar grupit të shqiptarëve: Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi, dhe Alia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *