• |
ide | kryesore

Llogari bankare e tokë në bregdet, sekuestro pasurive të anëtarëve të grupit “Toyota Yaris”

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur në sekuestro preventive pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe një sasi parash prej 72 mijë eurosh grupit të personave të arrestuar vitin e kaluar, në rastin e njohur si “Toyota Yaris”.

Në njoftimin për shtyp të Policisë, bëhet me dije se pronat u përkisnin shtetasve me iniciale: A.M., A.V., A.D., Gj.C. dhe K. M., të akuzuar për disa vepra penale si, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Kjo është faza e dytë të operacionit policor “BIZARK”, në vazhdim të pjesës së parë të operacionit të nisur në qershor të vitit të kaluar ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, në një automjet të tipit “Toyota Yaris”.

“Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:

Shuma prej 72 000 € eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.”- shkruhet në njoftimin e Policisë.

 



4 Comments

  1. Pasurite e salihut e luluse ne sekuestro,ato qe jane arrestuar jane shpellaret e shkrete qe zbriten nga malet per nje jete me te mire,por salihu I dergoje ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *