• |
ide | kryesore

Luana dhe Krenari fotografohet sërish bashkë në aeroportin e Milanos

Paparazzi, Slider



Vetëm 3 ditë më parë, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin më të ri me Faydee, të titulluar “Yalla Habibi”. Ky bashkëpunim u prit mjaft mirë nga publiku dhe dyshja ndezi skenën në koncertin që u mbajt në qytetin e Tiranës me rastin e 15-vjetorit të Digitalb.

Vetëm 3 ditë pas lançimit, kënga ka arritur plot 2.3 milionë klikime në Youtube dhe padyshim Luana është tepër e lumtur nga ky sukses. Dy ditë më parë ajo festoi në shoqërinë e miqve dhe familjarëve, ndërsa ditën e sotme duket se do ta festojë suksesin me partnerin e saj, Krenar Çoçajn.

Çifti është fotografuar në aeroportin e Malpensa-s në Milano, ku kanë qenë duke bërë check in-in. Luana shfaqej e veshur me një kostum të verdhë dhe kapele mbi kokë, ndërkohë që pranë saj qëndronte Krenari. Duket se pas një muaji të ngjeshur me punë, Luana ka vendosur të pushojë dhe ende nuk dihet se cili është destinacioni i çiftit.

Kujtojmë se dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë lidhjen e dashurisë, megjithatë rastet e shumta kur janë kapur mat flasin vetë për marrëdhënien e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *