• |
ide | kryesore

Mbledhja e Kryesisë së PS, Rama nuk sprapset: Ne nuk flemë mbi dafina, çfarë i bie 13 Tetori?

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga temat e diskutimit në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, që nisi që prej orës 09:00 në selinë rozë.

Në një dalje për gazetarët, Rama u shpreh se në mbledhje u bë një diskutim me pjesëmarrjen e të gjithë socialistëve për të vijuar procesin e brendshëm, pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Kreu i qeverisë shtoi se në mbledhjen e gjatë të Kryesisë pati një ballafaqim të socialistëve me të gjitha elementët që janë vënë në tavolinë dhe me përgjegjësitë e tyre për të vijuar këtë proces, deri në zgjedhjet e ardhshme të qershorit 2021.

Gjëja më e rëndësishme, besoj, është që kemi hapur një diskutim edhe për mirëfunksionimin e bashkive dhe pa diskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që kemi mbajtur dhe gjatë fushatës në çdo bashki, e cila deri dje është qeverisur nga e djathta, për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën, për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej ‘pushtuesish’ në këto bashki, për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë, në radhë të parë, që figuron në administratën bashkiake dhe për të pasur transparencë maksimale për të gjitha lëvizjet, që natyrisht mund të jenë të nevojshme, jo në funksion të diskriminimit politik apo të ndonjë spastrimi, largqoftë, politik, por në funksion të meritës për çdo pozicion në këto administrata”, tha Rama.

Ne jemi të disponoheshëm për tu ulur në tryezë me të gjithë pa asnjë përjashtim për të diskutuar për sfidat e vendit, në funksion të Reformës Zgjedhore. Sa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë dhe mandatit tonë qeveris, këto nuk janë çështje që  i kemi në diskutim sepse lidhjen me detyrimet tona. Jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrimin të mbajmë një mandat për të qeverisur.”- tha Rama ndërsa u pyet për mundësinë dhe gatishmërinë e mazhorancës për të arritur një marrëveshje me opozitën e bashkuar joparlamentare.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte tërheqje veshi të ndonjë zyrtari të PS-së, Rama tha se kjo nuk ka ndodhur. “Ne ndryshe nga sa thuhet shumë gabimisht, diskutojmë hapur dhe nuk tërheqim veshët e njëri tjetrit. Jemi ballafaquar me të gjithë elementët dhe përgjegjësitë që secili ka, për të vijuar procesin që kemi luksin ta vijojmë para vitit të ri politik, që nis në shtator”, u shpreh më tej kryeministri.

Pas këmbënguljes së gazetarëve për të marrë një përgjigje për 13 tetorin, datë të dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta për mbajtjen e  zgjedhjeve lokale, qendrore dhe presidenciale, Rama tha se do të ishte një ditë e zakonshme për socialistët. “Zgjedhjet janë bërë në 30 Qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore, në rajonin verior që drejtohet nga unë, në rajonin e mesëm, që drejtohet nga kreu i grupit parlamentar, dhe në rajonin e jugut që drejtohet nga kreu i Kuvendit. Për mua 13 Tetori është njësoj si data 12, nuk e di as ça i bie, me gjasë do të jetë e dielë…Filozofia jonë është të mos flemë mbi dafina, dhe kjo ndodhi as në 30 Qershor, ku ne patëm fitoren më të madhe, atë me ligjin dhe me shtetin e së drejtës.”

Ndërkohë, është vendosur shtyrja e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për në datën 23 korrik.

Një ditë më parë, kryeministri në takimin me drejtuesit e 4 qarqeve të Veriut (Kukësit, Shkodrës, Lezhë dhe Dibër) kërkoi që të bëhej kujdes me lëvizjet politike që do të kryhen në administratat e bashkive, deri tani të djathta.

 

 

 

 



8 Comments

  1. Bravo gjigand,vazhdo te punosh dhe beji edhe ato bastionet e djathta te kuptojne çdo te thote pune dhe zhvillim se i ka myt llumi kaq vjet me Xhelalat me shoke…

  2. Vetëm surratin ti shohsh këtij monstre dhe të bën ta neveritësh, jo më idiotlliqet që nuk i beson as Zaho vogël.

  3. Ju nuk flini mbi dafina, o tufe qensh, por flini mbi thase me parate e vjedhura qe I keni mare ketij populli. Po m’o u merzit o qelbesire; do te te vije dita ty dhe gjthe klases polikuce qe te mban ne krye. Do ju rrafshojme te gjitheve, qener!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *