• |
ide | kryesore

Memorial në Letoni për dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën në misionin e NATO-s

Lajme, Të fundit



Në kampin Adazi në Letoni është vendosur një memorial për dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën gjatë zbatimit të misionit “Enhanced Forward Presence” të NATO-s.

Shpërthimi i një mine në këtë kamp i mori jetën nëntetares, Zarife Hasanaj dhe majorit Klodian Tanushi, i cili ishte komandanti i kontigjentit shqiptar. Major Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta. Si pasojë e shpërthimit, mbeti i plagosur rreshteri Julian Kapaj.

Pak javë para ngjarjes, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake “Camp Adazi” si ekipi me i mirë në vrap.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *