• |
ide | kryesore

“Mentaliteti i Nedved, personaliteti i Ibra”: De Ligt-day, vizitat mjekësore, firma dhe kontaktet e parë bardhezi

Sport, Video



Në mbrëmje vonë ka mbërritur në Itali, fotot e para në Torino e mesazhi i parë për tifozët e Juventus. Sot është hyrja e vërtetë në botën bardhezi: për Matthijs De Ligt, goditja e madhe në merkato e Paratici, marrë nga Ajax për një shifër në total 75 milioni (70+5 bonus), është koha e vizitave mjekësore në J-Medical. Pastaj firma në kontratë (5 vjecare që, përfshirë bonus, mund të arrijë deri në 12 milionë në vit) e kontaktet e para me Sarri e shokët e rinj të skuadrës.

RAIOLA: “DE LIGT? MENTALITI I NEDVED, PERSONALITETI I IBRA”
“De Ligt ka të njëjtin personalit me Ibrahimovic e mentalitetin e Nedved”. Kështu Mino Raiola ka përshkruar lojtarin e ri të Juventus në mbërritjen e tij në J-Medical ku qendërmbrojtësi i ri i bardhezinjve kreu vizitat mjekësore. Juventus është klubi që bën për të dhe idetë e tij. Është ideal për karrierën e tij, për një mbrojtës të vijë në Itali është e rëndësishme. Është etapa e duhur në karrierë. Kërkon të bëhet numri 1, por për ta bërë duhet ta tregojë veten në nivele të larta. Mund të bashkëjetojë me Bonucci e Chiellini? Kampionët e mëdhenj bashkëjetojnë gjithnjë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *