• |
ide | kryesore

Merita Halili flet për Taynan, ‘Nuk e njoh’

Paparazzi, Slider



Merita Halili, ka qenë e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”.

Ajo është shpërngulur në Amerikë 23 vite më parë, por nuk ka hequr dorë kurrë nga muzika. Merita vazhdon të këndojë herë pas here në skenat prestigjoze ku dëgjohet muzika e Ballkanit.

Mirëpo, për shkak të mungesës së saj në vend për 23 vite me rradhë, këngëtarja nuk është njohur me të gjitha figurat e reja që kanë hyrë në tregun muzikor.

E pyetur se ç’mendim ka për reperen Tayna, Merita ka treguar se nuk e njeh dhe nuk e ka dëgjuar asnjëherë këtë emër. “Nuk e njoh dhe nuk mund të jap një opinion. Të më fali goca, mund të jetë shumë e talentuar, por ngaqë kam 23 vjet në Amerikë, nuk e kam ndjekur.”- u shpreh këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *