• |
ide | kryesore

Mertens mesazh De Laurentiis: “Titull? A e patë cilët ka marrë Juventus…”

Sport



Mathijs de Ligt ka entuziazmuar gjithë ambjentin në Torino, por në anën tjetër ka paralajmëruar dhe ka vënë në lëvizje të gjithë rivalët e Juventus. Të sfidosh, të paktën në letër, bardhezinjtë e Maurizio Sarrit duket punë e vështirë dhe në kohën kur Napoli dhe presidenti i saj Aurelio de Laurentiis mendon për titullin, një goditje e fortë i vjen pikërisht nga sulmuesi i tyre Dries Mertens.

Sulmuesi i Napolit ka folur gjatë një interviste të dhënë për mikrofonët e Sky, duke i dhënë një mesazh të qartë presidentit: “Nëse shoh Juventusin që ka marrë Rabiot, De Ligt, Buffon, Ramsey…ata janë shumë të fortë. Edhe skuadrat e tjera janë duke u forcuar disi: ne do të vëmë gjithçka dhe pastaj do të shihet. Ardhja e një bomberi? Tani luaj ndryshe krahasuar me atë kur ishte Sarri, edhe Arek (Milik) ka luajtur shumë ndeshje, por sigurisht nuk do të kishte qenë keq nëse do të vinte një bomber”, ka konfirmuar në përfundim belgu i të kaltërve. “Çfarë duhet për titullin kampion? Nevojitet të punohet mirë dhe të mendohet vetëm për veten tonë, kanë ikur menjëherë shumë lojtarë në këto vite, kanë ardhur të tjerë dhe do të vazhdojmë të rritemi”, ka thënë Mertens.

Sulmuesi shtatshkurtër ka folur mes të tjerave dhe për të ardhmen e tij tek Napoli: “Rinovimi? Nuk e di, do të shohim. Fatmirësisht ndihem mirë, jam ende i ri. Jam duke menduar vetëm këtë sezon, pastaj do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *