Nga zhgënjimi për refuzimet e vazhdueshme tek ëndërra (gati) e pamundur: Luka Modric. Tifozët e Milan rinisin nga lojtari teorikisht më i fortë i mundshëm, Topi i Artë në fuqi, për të harruar ata që nuk u veshën kuqezi, mes të cilëve edhe Jordan Veretout, tashmë një hap larg Romës.
Zërat që mbërrijnë nga Spanja janë befasues dhe hapin kështu një tjetër episod sfilitës me në qendër Modric, pas atij të lidhur me Inter në sezonin e kaluar. I ka ndezur shpresat biografi i lojtarit, Vicente Azpitarte. Ishte pikërisht ai që në Tëitter publikoi foton e kroatit me vijat kuqezi që zënë vend në fanellën e bardhë dhe me shkrimin shoqërues: “Do të jetë një verë emocionuese”.
Si do të arrijë Milan të ketë një lojtar që fiton 12,5 milionë në vit me një tavan pagash prej 3,5 për të ardhurit e rinj është një histori më vete. Gjithnjë sipas Azpitarte, por edhe sipas logjikës, një huazim me të drejtën e blerjes mund të jetë një pistë e kalueshme, duke konsideruar edhe momentin ekonomik të klubit.
Përkundrazi, sipas të përditshmes Marca, që në edicionin online del hapur “Milan dëshiron Modric”, një negociatë e tillë nuk do të bëhet. Sepse lojtari nuk shkon në skadencë kontrate në fund të sezonit, por në 2021, duke sqaruar se pas fitimit të Topit të Artë, është bërë rinovimi automatik i kontratës e, sepse Modric preferon të qendrojë tek Real Madrid.
Va a ser un verano interesante. pic.twitter.com/duUXPJxZa6
— Vicente Azpitarte (@Azpitarte) July 17, 2019