• |
ide | kryesore

Ndryshon data e Asamblesë Kombëtare të PS

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama asambleja.jpg



Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Dy ditë më parë, në mbledhjen e Kryesisë së PS u vendos që Asambleja të mblidhej më 22 korrik, ditën e hënë.

Por, sot mësohet se Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet ditën e martë të 23 korrikut. Nuk dihen arsyet e ndryshimit të datës së Asamblesë, por pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.

Pas mbledhjes së Kryesisë se mund të ketë ndryshime ministrash, ku më të rrezikuarit janë ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ai i Mjedisit, Blendi Klosi, pasi janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e kaluar.

Por, një gjë e tillë nuk u konfirmua nga Rama, i cili tha se nëse ministrat kanë kryer detyrat, nuk do të largohen.



3 Comments

  1. Na plasi ka**i per ket plak matuf per ket super hajdut qar i beri Shqiperise ky pler qe 100 vjet se mer veten me ky vend joooooo?

  2. Po kujt i plasi se cfare bejme mbetjet toksike te ketij sekti te mallkuar aman. Ata jane te vdekur te pa kallur te gjithe. Ndyn gojen te flasesh per ta. Qelbsa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *