• |
ide | kryesore

Në Spanjë e bëjnë të kryer: “Inter e ka mbyllur për Lukaku, me kushtet e United”

Sport



Pas pak ditësh Romelu Lukaku do të jetë një lojtar i ri i Inter. Në Spanjë janë të sigurtë: zyrtarizimi i blerjes nga ana e zikaltërve do të vijë në fund të javës ose në fillim të javës së ardhshme. Sipas As akordi mes klubit të rrugës Liberazione e Manchester United është arritur në bazën e 80 milionë, përfshirë bonus (e me shumë mundësi pagesa në dy vjet). Zikaltrit kanë vendosur kështu të ngrenë ofertën pas javë tratativash, me nxitjen e Antonio Conte që nga ardhja e tij ka dashur me cdo kusht sulmuesin belg.

Inter ka tentuar pafund të zbresë cmimin (në 65 milionë plùs bonus): Red Devils kanë rezistuar duke ngritur mur e në fund do ti plotësohen kërkesat (sipas asaj që shkruan As, klubi anglez ka dialoguar edhe me Juventus për sulmuesin por pa gjetur akordin). Kështu, Conte do të ketë më në fund në dispozicion një sulmues me peshë që për turneun aziatik: jo të shtunën, në sfidën pikërisht me United, por me shumë mundësi të mërkurën e 24 korrikut në derbinë e Italisë me Juventus në Nanchino. Rasti më i mirë për të prezantuar një blerje të madhe si Lukaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *