• |
ide | kryesore

Nisma për shkarkim/ Malaj – deputetëve socialistë: Do ballafaqohemi në Parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arben Malaj ka reaguar sërish pas nismës së Partisë Socialiste për ta shkarkuar si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për shkelje të etikës, duke përgënjeshtruar në Facebook akuzën e deputetëve socialistë se “në asnjë dalje publike nuk i ka shërbyer plotësimit të mandatit si anëtar i BSH”.

Sipas tij, daljet publike kanë qenë për domosdoshmërinë e reformave strukturore në ekonomi, për stabilitetin te financat publike, etj.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Kulisat e errëta të shkarkimit të Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë 

Malaj paralajmëron se do të ballafaqohet në Parlament me socialistët, që kërkojnë shkarkimin e tij, duke theksuar se aty do të bëjë publike edhe listën konkrete të angazhimeve të tij.

Postimi i Malajt në Facebook: 

Akuza e deputeteve… Ne asnje dalje publike nuk I ka sherbyer plotesimin te mandatit si anetar I Keshillit Mbikeqyres te BSH. Ne asnje??! Daljet e mia publike per (i) domosdoshmeine e reformat strukturore ne ekonomi; (ii) domosdoshmerine e stabilitetit te Financave publike; (iii) paralajmerimi i pare profesional per investitoret pa njohuri investimi ne tregjet financiare dhe sidomos ne monedhat virtualize te mos beheshin viktima te tyre;

(iv) artikujt publik per riskun reputational te bankave qendrore; (v) analizst e thella per kufizimet e politikave monetare e fiskale ,” pamundesine e arsenaleve kejnsianiste per te lehtesuar daljen nga krizat; (vi) arsyetimi publik se bazuar ne historine qindra vjecare te krizave ekonomike dhe financiare rikthimi ne nivelin e para krizave kerkon deri 10 vite;

(vii) ritheksimi publik I zbatimit te rregulli te arte se catia/ekonomia, financat rregulloren ne dite me diell; (viii) qartesimi se cdo dalje publike te depozituesve te vogel se duhet te mos behen viktime te paniku qe krijojne ngercet, grindjet dhe krizat politike sepse ata do te demtohen me shume; (ix) promovimi I modelit pozitiv ne industrine financiare ne Hollande, ku financier dhe bankieret bejne nje betim si te Hipokratit qe betohen se do ti sherbejne kredimarresve dhe depozituesve duke mos synuar fitime abusive qe e perkeqesojne shendetin ekomomik e financiar te klienteve te tyre;

 (x) diskutimi qe BSH si miratuese dhe mbikqyrese edhe e mireqeverisjen se bankave tregtare te krijimit deri edhe te nje liste te zeze te manaxhereve me performance te dyshimte me cilesine e kredidhenieve; ( xi) pergjigjia ne kohe te cdo interesi te cdo media per intervista profesionale si kanali me i mire i komunikimit publik; (xii) inicimi I nje apeli publik te rreth 300 kolegeve ekonomisteve dhe mbeshtetesve drejtuar klases politike dhe drejtuesve te institucioneve kushtetuese per dalje as me pare nga kriza shume dimensionale si :

(1) krize besimi; (2) krize e braktisen se vendit; (3) krize ekonomike sociale dhe politike; (xii) apeli publik i perseritur se sa me shume te zgjas kjo krize aq me te medha, aq me te thella,aq me te renda dhe me te gjata do te jene pasojat e saj;(xiii) apeli perseritet se krizat I bejne te pasurit me te pasur dhe te varferit me te varfer dhe se varferia me e madhe aktuale eshte ajo shpirterore, jane nje pjese e vogel e angazhimeve publike ne permbushje te detyrimeve morale dhe thellesisht profesionale te vendit tim, edhe si anetar I Bordit te Bankes se Shqiperise.

Lista konkrete e angazhimeve edhe publike ne cdo media dhe rrjete sociale do tju behet publike diten e ballafaqimit ne parlament. Ne se ky meter mates se sa anetaret Keshillit mbikeqyres kane kontribuar publikisht per edukimin publik rreth objectivave dhe misionin te BSH do te vepron per gjithe anetaret e KM te BSH, kuptohet se thelbi kerkese se 28 deputeteve nuk eshte ai per te cilin ata perbetohen. Koha eshte aleati ne I mire dhe me besnik.
Arbeni

Malaj



2 Comments

  1. Te shkarkosh Arben Malajn nga parlamenti i palacove eshte Poshtersia e radhes .Turp per vlonjatet dhe socialiste e ndereshem ( ne qoftese ka ) qe nuk reagojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *