• |
ide | kryesore

Özil me look të ri… qenka Megan Rapinoe!!! Aubameyang nuk ka dyshime: “Tani e kuptova si kanë fituar Botërorin…”

Sport



Mesut Özil e di shumë mirë cfarë do të thotë të fitosh një Botëror: fantazisti ishte në fushë në 13 korrik 2014, kur Gjermania ka mundur Argjentinën duke u shpallur kampion bote në Brazil 2014. Por pesë vjet më pas Özil duket se e ka bërë të tijën, duke fituar Kupën e dytë të Botës në karrierë!!! Pierre Emerick Aubameyang mendon se shoku i tij i skuadrës mund t’ia ketë arritur qëllimit … duke parë look e tij të ri!

Arsenal ka prezantuar fanellën e dytë të prodhuar nga Adidas. Një prej protagonistëve të setit fotografik të realizuar për të promovuar fanellën e re ishte pikërisht Özil, që është shfaqur me një look të ri edhe vetë, duke i bërë të qeshin shokët e skuadrës dhe mbi të gjithë Aubameyang, që ka marrë telefonin në dorë dhe me humorin që e dallon i ka “dhuruar”, shokut një tjetër Kupën e botës.

Sulmuesi gabonez ka gjetur një ngjashmëri të frikshme mes Özil e Megan Rapinoe, lojtarja më e mirë e Kupës së Botës 2019 fituar nga Shtetet e Bashkuara në finale me Hollandën. Aubameyang ka realizuar një fotomontazh dhe e ka postuar në profilin e tij në Instagram: “Tani e di si arritën të fitonin … Prerja më e mirë e flokëve që ke patur”. Tani Özil mund të krenohet edhe për Kupën e dytë të Botës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *