• |
ide | kryesore

Partizani në misionin e (pa)mundur të Qarabag: ja si do të luajnë të kuqtë…

F1, Sport



“E thënë nga e bërë, i ndan një det i tërë” është një shprehje dhe fjalët Partizani i ka thënë: “Nuk kemi ardhur në Baku si turistë. Do bëjmë më të mirën tone, kemi ardhur për fitore” ishte deklarata e Franco Lerda në konferencën e shtypit para ndeshjes. Tani radhën e ka fusha me të kuqtë që në orën 19.00 do të zbresin për të mbrojtur 0-0 e ndeshjes së parë, duke ëndërruar kualifikimin në raundin e dytë të Champions League, që për ta arritur duhet të shënojë.

Po të mendosh që në ndeshjen e parë zotërimi i topit ishte ndjeshëm në favor të azerëve, përpara të besuarve të Lerdës është një detyrë e vështirë të mbajnë lart kundërshtarin, për të mos i dhënë mundësinë ta kthejnë në një sulm frontal drejt portës së Hoxhës. Në anën tjetër, është i nevojshëm shënimi i një goli për ta vënë në vështirësi Qarabag e për të tentuar kualifikimin, që vjen vetëm përmes një barazimi me gola, ose fitore e të kuqve në transfertë.

Idea e italianit të pankinës duket se është mbrojtje e fortë dhe një spostim me shumë lojtarë në goditjet standard, për të mos rrezikuar kapjen në befasi nga një kundërshtar me lojtarë teknikë dhe që e njohin mirë njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, në mendjen e Lerda është përvijuar edhe një hipotezë e penalltive, duke qenë se barazimi pa gola mund ta cojë takimin në këtë drejtim: “Penalltitë janë pjesë e lojës, dhe kjo do të varet nga rrjedha e ndeshjes. Nëse mbyllet sërish 0-0, atëherë duhet të jemi të përgatitur për penalltitë”.

Partuizani nuk duket se ka për të ndryshuar shumë në krahasim me ndeshjen e parë. Aspekti difensiv i të kuqve ka dhënë shenjat e duhura në 90 minutat e parë, duke bërë që Hoxha të ketë në linjën para tij Belicën e Bitrin në qendër, ndërsa Ibrahimin e Hakaj në krahë, me shkodranin edhe një herë të favorizuar ndaj Trashit, këtë herë për karakteristikat e tij më tepër difensive në krahasim me gramshiotin. Në mesfushë nuk kanë lëvizje Melo, Telushi e Mala, ndërsa përpara Broën shqetëson Mensah, me Cinarin që do të luajë në vijën e parë dhe Asanin në mbështetje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *