• |
ide | kryesore

Precedenti me Vorën/ A do ta njohë Gjykata e Tiranës mandatin e Erion Veliajt?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa e Erion Veliaj për njohjen e mandatit si kryebashkiak i Tiranës për një mandat të dytë.

Me 15 korrik, KQZ hodhi poshtë ankimimin e Bindjes Demokratike për shpalljen e pavlefshme të rezultatit zgjedhor të 30 qershorit në të gjitha qendrat e votimit për qarkun e Tiranës.

Por sot po Gjykata e Tiranës ka refuzuar t’i japë mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës. Në vendimin e trupës gjykuese, arsyetohet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative.

Mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Tiranës do të veprojë po njësoj edhe në rastin e kërkesës së Erion Veliajt.



2 Comments

  1. Levizje procedurale. Administrativja e shkalles se pare eshte ajo qe rrezoi koncensionin e pompave, por qe nuk ka rrezuar 100 (minimumi) hajdute tenderash e koncensionesh te lidhur me qeverine. Cili do te jete vendimi? Ndonjehere ne enderr fiton Davidi, ose………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *