• |
ide | kryesore

Rihanna shkakton debat në kopertinën e Harper

Paparazzi, Slider



Këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan blu me mëngë karakteristike dhe një erashkë kineze në Harper Magazine. Gjithashtu stilimi i flokëve dhe aksesorët janë pjesë e stilit tradicional kinez. Madje dhe makijazhi me mesin e buzëve të lyer me ngjyrë të kuqe janë karakteristike për vajzat kineze.

Dhe ky është pikërisht problemi. Revista shpërndau fotot në rrjetet e saj sociale, duke e përshkruar dukjen e Rihannës me fjalët “Ikona perëndimore e stilit takohet me estetikën lindore”.

E gjithë kjo sipas ndjekësve është përvetësim kulturor dhe mjaft ofenduese për kulturën kineze.

“Unë jam aziatike dhe ndihem e ofenduar. E di që Rihannës dhe krijuesve të kësaj fotoje nuk i plas për mendimin tim, që vetëm sa provon mungesën e respektit që ata kanë për kulturën tonë. Nëse doje të krijoje një pamje aziatike, pse nuk ftove artistë aziatikë?”

“Jo e përshtashme dhe raciste. Ajo as që e ka idenë se çfarë po vesh.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *