• |
ide | kryesore

Rrahën me sende të forta 43-vjeçarin, në pranga 3 të rinj në Mirditë

Lajme



Policia e Mirditës ka vënë në pranga 3 persona, të cilët rezultonin të shpallur në kërkim policor për disa vepra penale.

Të ndaluarit dyshohet se një javë më parë kanë goditur me sende të forta një shtetasin  GJ.L., 43-vjeç. Në pranga kanë përfunduar: K.B. 24 vjeç, Gj.B. 24 vjeç dhe D.P. 20 vjeç.

Të rinjtë gjithashtu kanë dëmtuar një automjet në pronësi të një 31-vjeçari.

Materialet hetimore i janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me dashje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *