• |
ide | kryesore

RTSH ndalon këngët e Cecës pas ankesave, reagon këngëtarja serbe

Lapsi Leaks



Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka tërhequr vërejtjen Radiotelevizionit Publik Shqiptar për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, “Ceca”. Kjo ka ardhur pas ankesave nga publiku që i janë drejtuar AMA-s që në thelb kishin përfshirjen në program me muzikë në gjuhën e pakicave të asaj dite dhe të këngëtares serbe, Svetllana Razhnatoviç, e njohur me emrin e artit si “Ceca”.

Pas këtij vendimi ka reaguar këngëtarja serbe Svetlana Ceca Raznatovic, duke thënë se ky vendim është një manipulim klasik dhe se këngët e saj gjithmonë kanë qenë me tematikë dashurie.

“Nuk jam e informuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. Ndërsa i dua të gjithë njerëzit”, – tha Ceca për mediat serbe.

Ajo ka qenë e martuar me Arkanin, komandantin famëkeq të serbëve që ka kryer mjaft krime edhe në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *