• |
ide | kryesore

“Shqipëria po ecën, vetëm gjyqi im zvarritet”, Tahiri për herë të tretë te Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur sot për herë të tretë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Dy seancat e mëparshme gjyqësore janë shtyrë për shkak të mungesës në sallë dhe problemeve me prokurën e ish-shefit të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut të Vlorës, Gjergj Kohilës, i cili ndodhet në arrati.

Ish-ministri më jetëgjatë i Punëve të Brendshme akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në seancën paraprake, Tahiri ka kërkuar që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, që nënkupton që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve.

Në rastin që kjo kërkesë pranohet, procesi mbyllet me 3 seanca: një seancë të Prokurorisë që shpall pretencën, një seancë për avokatët që bëjnë mbrojtjen dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin, duke shmangur kështu debatin gjyqësor.

 



4 Comments

  1. Perpëlitu qorr se eshte e vetmja gjë qe mund te besh.sic e shikon pergjimet rilindjes as fresk nuk i bejne pale te rrezosh qeverine ti me çimkat e tua.po marshon i sigurt drejt burgut.as edvini sdo te beje dot derman sa te krijohet Spak

  2. E mo Saje Qorri sa mir qenka te jesh qytetar i lire e sa mir sa mir ik more plere fundrrin palaqo njeri kurv i poshter ja kjo esht ajo qe i kushtuat ti dhe plaku matuf i yti Edvin pordha gjoja pushtetit te popullit tutje rrac muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *