• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Tahirit, ish-ministri: As në çerdhe nuk ndodh kjo, ky shtet ka rënë

Lajme, Të fundit



Është shtyrë për herë të tretë seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak për vazhdimin e këtij ngërçi procedurial është bërë mungesa e fashikujve të përkthyer në shqip të anëtarëve të bandës Habialaj: Moisi Habilajt, Nezar Seitajt dhe Meridian Sulajt.

Kjo është hera e tretë që shtyhet seanca, edhe një çerdhe kalamajsh është më e organizuar sesa kaq, nuk e di si mund të humbasin letrat në Prokurori, kur ka një protokoll. Unë nuk e di si Prokuroria me të njëjtat letra kërkoi arrestimin tim, kjo është qesharake, unë nuk e di nëse kjo është e qëllimshme apo gabim njerëzor.

Nëse është e qëllimshme, kjo është e keqja më e vogël, unë shpresoj që të jetë mungesë vëmendje, madje nuk dua aq që ti vë një emër kësaj. Edhe pse ato prova ishin në favorin tim, unë heq dorë dhe nga ato, mjafton që gjyqi të mos shtyhet.

Një procedim penal që nisi me kërkesën për arrestimin tim, dhe tani letrat janë zhdukur, kjo është qesharak. Kjo nuk ndodh as në dyqanin më të humbur në cepin e Shqipërisë, si mund të ndodhë kjo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda?!

Nuk e di se në çfarë institucioni mund të ndodhë që letrat të sillen të grisura, letrat të humbasin rrugës, apo njerëzit të mos njoftohen për seancën.”- tha Tahiri, i cili në seancën paraprake kishte kërkuar që procesi të bëhej me kohë të shkurtuar.

Dy seancat e mëparshme gjyqësore janë shtyrë për shkak të mungesës në sallë dhe problemeve me prokurën e ish-shefit të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut të Vlorës, Gjergj Kohilës, i cili ndodhet në arrati.

Ish-ministri më jetëgjatë i Punëve të Brendshme akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 



7 Comments

  1. Ik ore miu i qenefit sepse pasojat tua po vuajm ne te tjeret, e shikon Shqiperine qe po ecen para simbas teje?ooo te qifsha familjen tende dhe socjaliste more rrac muti se kesi fare jeni ju vetem mbrapa e qoni vendin ju degjenerata me njerez e me kafsh se kshu ju ka edukuar partia juaj. Imagjojeni nje njeri i thjesht se sa vuan por harroni shpejt o plera.do ja dalesh ti eeee kuuuurr rrac muti ?ha mutin e atij plakut matuf qe ke km haje haje se esht i nxeht dhe te ben mir o prstitut?

  2. Mer qorr i ndyre eshte po kjo bande qe te mbrojti kur duheshe arrestuar ne salle te parlamentit dhe ti thua qe ka rene shteti. Per cilin shtet e ke fjalen? Apo jeni duke luajtur te gjitha palet bashke skenarin e deligjitimimit te procesit dhe beni si te irrituar. Burguuuuuun resort duhet ta konsiderosh, se po te kishte nje president si duterte i filipineve te kishe var ne litar ose kishe perfundu ne gijotine…..

  3. O saje,o trim tepelene,dil si burr e jo si bur nga kjo histori merre shefin e madh me vete ne burg , ti saje thjesht roje hashashi ke qene s’ke ba as mir as keq pse duhet te besh pak burg per karriken e shefit? A e di pse do besh pak burg vetem per te justifikuar vetingun e shefit tat prandaj dil si burr nga kjo histori merre dhe shefin me vete e rrini bashk por jo ne nje qeli se ai shefi jot mban ere por vetem ne ajrim.

    1. Car po flet mo? Nqs Tafiri nxjerr shefin nuk ka se si te shkoi ne burg dhe vet, se quhet bashkuntor i drejtesise, i falet denimi.

  4. Skema bashkepunimi dhe lojra te turpshme midis prokurorise se kapur dhe ketij spurdhjakut fodull ish administrator i korporates shqiptare te kanabisit,me qellimin per ta nxjerre Saimir Tahirin ne sy
    te opinionit publik jo vetem si te pafajshem por edhe si viktime persekutimi politik!!! Pergatitje terreni qe me pas gjykata ta shpalle ate te pafajshem.
    Prokuroria na paska humbur procesverbalet dhe perkthimet ne nje proces te kesaj rendesie sic eshte ky!! Nuk eshte pare e degjuar ndonjehere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *