• |
ide | kryesore

VIDEO/ 6-vjeçari thyen rekordin, 4445 pompa pa u ndalur

Syri i Lapsit

Një  6-vjeçar rus ka bërë atë që edhe një ekspert palestre mund ta ëndërrojë. Ibrahim Lyanov nga rajoni Novy Redant theu rekordin botëror të bërjes së 3270 pompa për dy orë. Megjithatë Lyanov nuk u ndal me 3270 pompa që ishte rekordi i vendosur në Rusi.

Djali vazhdoi duke arritur në total prej 4445 pompa. Ai fitoi një apartament për familjen e tij si edhe hyri në Librin e Rekordeve Ruse. Apartamenti iu dha djalit nga një klub lokal sportiv i quajtur “Chingiz”.

Ai u trajnua atje çdo ditë së bashku me babanë e tij, që e ndihmoi të fitonte garën dhe ende shkon dy herë në javë. Lyanov nuk është i pari që e fiton këtë çmim falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm. Vitin e kaluar, një djalë 5-vjeçar fitoi një veturë të tipit Mercedes të ri pasi ai arriti të bëjë 4105 pompa, gjithashtu pa u ndalur.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu