• |
ide | kryesore

Video/ Solomon shpërdoron, Quintana jo: gol i sulmuesit pas 5 sekondash në lojë vulos eleminimin e Partizanit

F1, Sport, Video



Qarabag ishte favoriti dhe përballë Partizanit luajti si i tillë, por jo pa u frikësuar seriozisht për fatet e kualifikimit: në fund vendos eksperienca për një 2-0, që nxjerr jashtë Champions League të kuqtë në raundin e parë të kompeticionit. Theophilus Solomon kishte në këmbët e tij rastin për të shënuar barazimin e mundshëm 1-1 në minutën e 74, por nigeriani hipnotizohet dy herë nga portieri Vagner. E kundërta ndodhi me Quintana, që vulosi rezultatin pas 5 sekondash në fushë me golin e dytë.

Partizani nuk do të ishte turist në Azerbaixhan dhe premtimin Lerda e mbajti, duke luajtur një ndeshje pozitive përballë një kundërshtari të rëndësishëm. Ekuilibër në mesin e fushës, pavarësisht se inisiativa i mbetet azerëve, që i frikësohen 0-0 së ndeshjes së pari dhe një goli që mund ti hapte shumë punë. Lerda ruajti formacionin bazë të ndeshjes së parë, me ndryshimin e vetëm, Cinari i spostua në krah në vend të Mensah të ulur në stol dhe në qendër të sulmit debutoi me fanellën e kuqe Solomon.

Diferencat u bënë në eksperiencë: Qarabag nuk e humbi toruan pas një pjese të parë pa gola dhe shfrytëzoi aftësinë në hapësira të ngushta për të vënë në panik Partizanin. E megjithatë goli i minutës së 51 është një mos rakordim i Belicës dhe Hakajt që i lanë njëri tjetrit mbulimin e Ozobic, që goditi i pashqetësuar me kokë në qendër të zonës duke ndëshkuar Hoxhën, krejtësisht i pafaj në këtë rast.

Partizani goditet por nuk shthuret, edhe pse inisiativat e Qarabag bëhen më intensive, të sigurtë tashmë edhe në rezultat, gjë që mund tia kishte mohuar Solomon, kur u vodh mes dy qendrave për tu shfaqur i vetëm përballë Vagner. 23 vjecari humbi ndoshta mundësinë e kualifikimit, ndërsa hyrja e Ekuban dhe Broën dhe spostimi i gjithi përpara i të kuqve solli vetëm mundësinë që Quintana, në prekjen e parë të topit, pasi zëvendësoi Jaime, të thyente për herë të dytë Hoxhën, në minutën e 4 shtesë.

Pas eliminimit nga Champions League, skuadra e kuqe kalon automatikisht në raundin e dytë të Europa League, ku do të përballet me Sherift Tiraspol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *